×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Kryediplomatja

    Kallas: ShBA do ta ndajë Evropën, nuk e pëlqen Bashkimin Evropian

    Reporteri
    13 Mars 2026 | 15:18

    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se ShBA’ja do “ta ndajë Evropën” dhe se nuk “e pëlqen Bashkimin Evropian”, në një intervistë për Financial Times të premten, raporton Reuters.

    Deklrata e saj vjen pas më shumë se një viti përplasjesh në marrëdhëniet transatlantike.

    “Ajo që mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme për të gjithë të kuptojnë është se SHBA-ja ka qenë shumë e qartë që ata duan të ndajnë Evropën. Ata nuk e pëlqejnë Bashkimin Evropian,”, ka deklaruar Kallas, përcjell Reporteri.net.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka targetuar në mënyrë të përsëritur Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij të dytë, duke vendosur tarifa ndaj vendeve anëtare dhe të tjera, dhe duke folur për aneksimin e Grenlandës, një veprim që mund të përfundojë në praktikë aleancën e NATO’s.

    Këtë javë, administrata e Trumpit nisi hetime tregtare ndaj BE-së dhe vendeve të tjera, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Meksikën, për atë që tha se ishin praktika të padrejta tregtare. Në kuadër të hetimit, këto vende mund të përballen me tarifa të reja deri në verën e këtij viti, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi pjesën më të madhe të programit të tarifave të Trumpit muajin e kaluar.

    Kallas tha se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj BE-së pasqyron taktika të përdorura nga kundërshtarët e bllokut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!