×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Papa paralajmëron gazetarët që të mos bëhen “megafon i pushtetit”

    Reporteri
    16 Mars 2026 | 17:16

    Papa Leo XIV u ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë gazetarëve që mbulojnë konfliktet ndërkombëtare, duke paralajmëruar për rreziqet e asaj që ai e quajti “propagandë”, përcjell Reporteri.net.

    Ai ka thënë se është detyra e çdo gazetari të verifikojë lajmet, në mënyrë që të mos bëhet megafon i pushtetit.

    “Në rrethanat dramatike të luftës, informacioni duhet të ruhet nga rreziku që të kthehet në propagandë. Është detyra e çdo gazetari të verifikojë lajmet, në mënyrë që të mos bëhet një megafon i pushtetit. Ata duhet të tregojnë vuajtjet që lufta gjithmonë u sjell popullatave, që do të thotë të tregojnë fytyrën e luftës dhe ta rrëfejnë atë përmes syve të viktimave”, ka shkruar Papa në platformën “x”.

    Ndryshe, ditët e fundit, presidenti amerikan, Donald Trump dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth kanë kritikuar mbulimin mediatik amerikan të konfliktit SHBA-Izrael me Iranin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!