×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Merz: Nuk do të marrim pjesë në luftën kundër Iranit

    Reporteri
    16 Mars 2026 | 18:06
    Foto: AP

    Kancelari e Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    Merz ka thënë se kjo luftë nuk është çështje për NATO’n.

    “Ne nuk kemi mandatin nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ose NATO që kërkohet sipas Ligjit Themelor. Prandaj ishte e qartë që nga fillimi se kjo luftë nuk është një çështje për NATO-n”, ka deklaruar Merz në një konferencë për shtyp në Berlin.

    Ai tha se nuk ishin konsultuar nga ShBA dhe Izraeli para kësaj lufte.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli gjithashtu nuk na konsultuan para kësaj lufte…Prandaj nuk shtrohet fare pyetja se si Gjermania mund të përfshihet ushtarakisht në këtë çështje” shtoi ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!