Snoop Dogg ka marrë një dhuratë të veçantë për ditëlindje nga miqtë e tij: një buqetë me lule të mbushur me 48 ‘gjointa’ kanabis.


Legjenda e hip-hopit mbushi 48 vjet të dielën dhe u befasua nga dhurata që mori, sa që e vendosi në hyrje të shtëpisë së tij.

Reklamë

Mediat amerikane tregojnë se gjysma e gjointave janë të mbushur me indica dhe gjysma tjetër me sativa, transmeton Express.

Dhurata e Snoop ka edhe katër copë të vogla bimë kanabisi dhe tetë të mëdha, të shpërndara në mesin e bimëve standarde.