×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan vazhdon çmendurinë, kërcënon kurdët: Largohuni ose godasim më fort

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 12:17

    Orët e armëpushimit pesë-ditësh po skadojnë. Erdogan ka paralajmëruar qartë dhe shkurt: Rreth 1.300 luftëtarë kurdë nga Siria duhet të lëshojnë zonën në veri-lindje të Sirisë.


    Presidenti turk, Erdogan tha para gazetarëve gjatë nisjes së tij për në Rusi, ku do të takohet me  Presidentin rus, Vladimir Putin se 800 luftëtarë kurdë janë larguar nga ato zona dhe përsëri paralajmëroi se do të vazhdojnë ofensivë ushtarake me “vendosmëri më të fortë” nëse luftëtarët kurdë nuk arrijnë të largohen deri në orën 10:00 sipas kohës lokale, kur edhe skadon afati, raporton AP, transmeton Reporteri.net.

    Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord të enjten për një armëpushim pesë-ditor, në veri-lindje të Sirisë.

    Erdogan, përpara takimit të sotëm me presidentin rus në Soçi, tha se ai do të diskutojë me Putininin se si komiteti kushtetues sirian, i cili është planifikuar të mblidhet në fund të muajit, mund të kontribuojë në përparime konkrete në këtë temë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!