Reperi Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar se i njëjti ka arritur marrëveshje për pranim fajësie.

Reklamë

“Ju njoftojmë se i pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilën ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykates kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

Gjesti ishte ndaluar për tri vepra penale: kanosje, dëmtim të pasurisë e armëmbajtje.

Masa e paraburgimit prej një muaji, atij i ishte caktuar më 13 mars.

Gjykata kishte vlerësuar se kjo ishte masë adekuate dhe kishte konstatuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale./Reporteri.net

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Gjestit

Reklamë