Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e muajit mars, shkruan Reporteri.net.
Dardanët do të zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it të Kupës së Botës 2026 kundër Sllovakisë në Bratisllavë më 26 mars.
Në rast fitoreje, finalja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 31 mars, kundër Turqisë ose Rumanisë.
Foda nuk mund të llogarisë në kapitenin Amir Rrahmani e po ashtu në liderin e mesfushës, Leon Avdullahu, teksa mungon edhe Muharrem Jashari.
Konferenca për media do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, në hotelin Emerald./Reporteri.net
