Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027.

Dardanët e rinjë me 27 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” do të jenë nikoqir të Rumanisë.

Pas katër ditëve, Kosova U21 do të luaj si mysafire e Spanjës.

Reklamë

Nga pesë ndeshje të këtij cikli kualifikues, Kosova ka grumbulluar 8 pikë dhe renditet në vendin e tretë, në Grupin A.