Britania nuk do të përdorë bazat e saj në Qipro për ndonjë veprim ofensiv në krizën me Iranin, tha të shtunën një zëdhënës i qeverisë së Qipros, duke iu referuar një bisede telefonike mes kryeministrit britanik Keir Starmer dhe presidentit së Qipros, Nikos Christodoulides, sipas Reuters.
“Kryeministri britanik theksoi sërish se siguria e Republikës së Qipros është thelbësore për Mbretërinë e Bashkuar dhe, për këtë qëllim, është marrë një vendim për të forcuar mjetet që kontribuojnë në masat parandaluese tashmë në fuqi,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit. “Së fundi, kryeministri ritheksoi se bazat britanike në Qipro nuk do të përdoren për asnjë operacion ushtarak ofensiv.”
Një dron i tipit iranian Shahed shkaktoi dëme të lehta kur goditi objektet në bazën ajrore britanike Akrotiri në jug të Qipros më 2 mars, ndërsa dy të tjerë u interceptuan më pas. Nuk ka pasur incidente të tjera të njohura të sigurisë./Reporteri.net/