×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Aksion shpëtimi me rreth 80 persona e 6 helikopterë, orteku gjigand në Itali i merr jetën dy personave

    Reporteri
    21 Mars 2026 | 21:53

    Një ortek në Tallone Grande, në Tirolin Jugor të Italisë, ka shkaktuar një tragjedi, duke i marrë jetën dy personave.

    Pas aksidentit, autoritetet nisën menjëherë një operacion të madh shpëtimi, që përveç viktimave, u gjetën edhe pesë persona të tjerë, tre të plagosur rëndë dhe dy të tjerë me lëndime të lehta, njoftoi Qendra e Emergjencave e Bolzanos.

    Orteku ndodhi rreth orës 11:40 të mëngjesit, në një lartësi prej 2,445 metrash, duke përfshirë gjithsej 25 alpinistë dhe skiatorë. Shumica e tyre fatmirësisht morën vetëm dëmtime të lehta nga dëbora.

    Rreth 80 persona nga ekipet e shpëtimit morën pjesë në aksion, të mbështetur nga gjashtë helikopterë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!