Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të shtunën kërcënoi se do t’i “shkatërrojë plotësisht” centralet energjetike të Iranit nëse Teherani nuk e rihap plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve — një përshkallëzim i fortë që erdhi vetëm një ditë pasi ai kishte folur për “uljen e tensioneve” të luftës.
“Nëse Irani nuk e hap plotësisht, pa asnjë kërcënim, Ngushticën e Hormuzit brenda 48 ORËVE nga ky moment, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe do t’i shkatërrojnë centralet e tyre të ndryshme energjetike, duke filluar me më të madhin!”, tha Trump.
Kërcënimi erdhi në një moment kur konflikti po hynte në një fazë të re, më të rrezikshme.
Zyrtarë izraelitë thanë se forcat iraniane kishin përdorur për herë të parë raketa me rreze të gjatë veprimi, duke rritur rrezikun që sulmet të shtrihen përtej Lindjes së Mesme, ndërsa një goditje iraniane plagosi dhjetëra persona jo shumë larg një objekti bërthamor në Izrael.
/Reuters/Reporteri.net/