Portieri Aro Muriq ka qenë “heroi” i Sassuolos sonte.

Ai bëri një superparaqitje, ku priti edhe penalltinë e Manuel Locatellit në minutën e 86-të, duke i sjell pikë skuadrës së tij.

Për këtë performancë, Muriq u shpall edhe “Man of the Match” nga Serie A.

Reklamë

Shpresojmë që ta përcjell kjo formë portierin tonë edhe në ndeshjen “jetike” ndaj Sllovakisë, që zhvillohet këtë të enjte në Bratisllavë.