×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Irani ka “edhe një shans” për paqe

    Reporteri
    23 Mars 2026 | 19:53

    Presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur për luftën në Iran, ka thënë se ShBA tani po punon për të përcaktuar nëse mund të arrihet një “marrëveshje më e gjerë”, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    “E gjithë jeta ime ka qenë një negocim, por me Iranin kemi negociuar për një kohë të gjatë. Këtë herë, ata e kanë seriozisht”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se beson që Irani ka rënë dakord që nuk do të ketë armë bërthamore.

    Trump ka deklaruar se Irani ka “edhe një shans” për paqe, pa dhënë më shumë detaje se me kë po negocion SHBA-ja.

    “Shpresojmë që ata ta pranojnë”, ka thënë Trump.

    “Në çdo rast, Amerika dhe e gjithë bota do të jenë shumë më të sigurta dhe [do të jetë] një planet shumë më i sigurt”, ka thënë Trump.

    Më herët, Mohammad-Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit të Iranit, mohoi që bisedimet të kenë ndodhur, duke i quajtur ato “lajme të rreme”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!