×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    SHBA dhe Irani me versione të ndryshme pas shtyrjes së sulmeve

    Reporteri
    24 Mars 2026 | 7:12

    Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit kanë dhënë versione të kundërta për bisedimet mes dy vendeve lidhur me luftën, pasi presidenti Donald Trump vendosi të shtyjë sulmet e paralajmëruara ndaj centraleve energjetike iraniane.

    Të shtunën, Trump i dha Iranit një afat prej 48 orësh për të hapur Nguahticën e Hormuzit, përndryshe tha se SHBA do të “shkatërronte plotësisht” centralet e tij energjetike.

    Megjithatë, të hënën, Trump tha se i kishte shtyrë sulmet pas bisedimeve “produktive” me Tehranin, por kryetari i parlamentit iranian mohoi që bisedime të tilla të kenë ndodhur, duke i quajtur “lajme të rreme”.

    Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë CBC News: Kemi marrë disa pika nga SHBA përmes ndërmjetësve dhe ato po shqyrtohen.”

    CBS raporton se ky hap është bërë “si një pararendës i mundshëm për bisedime”, dhe se bisedimet nuk janë të konfirmuara apo në zhvillim.

    Edhe Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për kujdes, duke thënë se situata është “fluide” dhe se “spekulimet për takime nuk duhet të konsiderohen përfundimtare derisa të shpallen zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!