Transmetuesi shtetëror iranian Press TV ka cituar një “zyrtar të lartë politik-sigurie” duke thënë se Irani ka refuzuar një propozim amerikan që synon t’i japë fund luftës aktuale.
“Irani do ta përfundojë luftën kur të vendosë vetë dhe kur të plotësohen kushtet e tij,” raportohet të ketë thënë zyrtari iranian, sic transmeton BBC.
Ai paraqiti pesë kushte për Press TV që duhet të plotësohen për t’i dhënë fund luftës:
Ndalim i plotë i “agresionit dhe atentateve” nga armiku
Vendosja e mekanizmave konkretë për të siguruar që lufta të mos rikthehet ndaj Republikës Islamike
Pagesë e garantuar dhe e përcaktuar qartë e dëmeve të luftës dhe reparacioneve
Përfundimi i luftës në të gjitha frontet dhe për të gjitha grupet e rezistencës të përfshira në rajon
Njohje ndërkombëtare dhe garanci për të drejtën sovrane të Iranit për të ushtruar autoritet mbi Ngushticën e Hormuzit
Zyrtarët iranianë kanë thënë vazhdimisht se duan përfundim të plotë të luftës, dhe jo vetëm një armëpushim.