Eliza Hoxha shqetësimin e saj e ka ndarë me ndjekësit.


Këngëtarja dhe arkitektja, Eliza Hoxha, nëpërmjet një postimi të fundit ka treguar se po përballet me një problem i cili po e shqetëson jashtëzakonisht shumë, shkruan lajmi.net.

Ajo është irrituar nga fakti se si njerëzit kanë hapur profile false në emër të saj.

Reklamë

Shqetësimin Eliza e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagramin të cilin e posedon ajo.

“Profil fallco… Nuk më hyn në kokë qysh munden njerëzit me hargju kohë duke pretendu me qenë dikush tjetër. Sëmundje serioze kjo gjë”, ka shkruar ajo pranë postimit.