Tre gazetarë libanezë raportohet janë vrarë në një sulm të synuar izraelit ndaj makinës së tyre mediatike në jug të Libanit, transmeton BBC.
Sipas raportimeve të mediave lokale, Ali Shoeib, reporter për Al Manar TV – një rrjet i operuar nga grupi militant Hezbollah – si dhe reporterët e Al Mayadin, Fatima dhe Mohamed Fetoni, u vranë në një sulm ajror në qytetin Jezzine.
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, e dënoi sulmin si një “krim të hapur” që shkel të drejtën ndërkombëtare, sipas së cilës gazetarët duhet të mbrohen gjatë luftës.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka vrarë Ali Shoeib në një sulm, por e akuzon atë se ishte një operativ i Hezbollahut që paraqitej si gazetar.
Kjo është hera e dytë që Izraeli akuzohet për shënjestrimin e gazetarëve në Liban që nga shpërthimi i luftës.
Javën e kaluar, Mohammad Sherri – një prezantues i njohur në Al Manar TV – dhe bashkëshortja e tij u vranë në një sulm të synuar.
Deri tani, më shumë se 1100 civilë, përfshirë 120 fëmijë dhe 42 paramedikë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban./Reporteri.net/