Rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë nisur sot sulme me raketa drejt Izraelit, të parat që nga fillimi i luftës.
Ata thonë se kanë kryer një sulm të dytë sot në pjesë të jugut të Izraelit.
Yahya Saree, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit – fraksioni Houthi i ushtrisë së Jemenit tha se grupi kreu “një breshëri raketash lundruese dhe dronësh” duke shënjestruar “disa objekte jetike ushtarake” që i përkasin Izraelit, raporton BBC.
Ai shton se sulmet përkuan me operacionet përkatëse ushtarake të Iranit dhe Hezbollahut, dhe se arritën me sukses objektivat e tyre, duke shtuar se do të ketë sulme të tjera në ditët në vijim “derisa armiku kriminal të ndalojë sulmet dhe agresionin e tij”.
Deklarata në llogarinë e tij në Telegram vjen pas raportimeve në mediat izraelite dhe amerikane për një valë të dytë sulmesh nga Houthit – disa orë pasi Houthit konfirmuan se kishin lëshuar raketën e tyre të parë drejt Izraelit që nga shpërthimi i konfliktit me Iranin.
Më herët sot, Izraeli tha se kishte interceptuar një raketë që vinte nga Jemeni./Reporteri.net/