Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Japoni, po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.
Në ceremoninë zyrtare morën pjesë rreth 2600 mysafirë nga e tërë bota, ndër ta edhe shumë burrështetas të njohur botërorë.
Në këtë ceremoni presidenti Thaçi është dukur mjaft elegant, me një veshje që nuk jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Kjo veshje ndryshe njihet si “Smoking classic”, shkruan Reporteri.net.
Ai ka publikuar disa foto pallati Perandorak në Tokyo ku ka thënë se në emër të popullit të Kosovës, Perandorit Naruhito dhe tërë popullit japonez, ia ka shprehur urimet më të mira për paqe nga populli kosovar.
“Nder i veçantë për mua dhe Republikën e Kosovës që të marr pjesë në banketin e shtruar për të shënuar proklamimin e marrjes së fronit perandorak nga Perandori Naruhito në Pallatin Perandorak në Tokyo dhe t’i shpreh në emër të popullit të Kosovës, Perandorit Naruhito dhe tërë popullit japonez, urimet tona për paqe, mbarësi dhe prosperitet në periudhën Reiwa. HTH”, ka shkruar Thaçi sipër fotove të publikuara. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3104826302921041?__xts__%5B0%5D=68.ARANqixI80MSyVJDuQVSsMKpjwQHL47BMIXuA9vh8v5Ke6Kg97ro850Zyo0dB5vIpbz9KByGuw5Xiqfj0Vq14h2hW2puH60YlqTCxLZaIh3-6X49K4hpfg0ljvpbi-9FM5GojMJbRBC2ISK0VSlUx7_piEOU1rRbQEqDUXMnxc_2oh5QaEeFX-yKfe4vULXdLM3JbK49Pu2pRXKoRid19MFa4s5oML9xTI1KlEl7BV7DlvWAQduprTJz6N-EPwbU12ADGDdgDCgjnsIhf_KI9E1yl6qbDfJP3021CCwmrVaBVGzPzHi0kcOhElVXJCpfhser1IGiDefbzHHCQg19s4iPNQ&__tn__=-R