×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kryediplomati i Iranit – Arabisë Saudite: Është koha e duhur për të dëbuar forcat amerikane

    Reporteri
    30 Mars 2026 | 23:43

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka thënë Arabisë Saudite se është “koha e duhur për të dëbuar forcat amerikane”, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Araghchi ka deklaruar se Irani e respektonArabinë Saudite dhe e konsideron atë një “komb vëllazëror”.

    Operacionet e Iranit janë të drejtuara ndaj “agresorëve armiq që nuk kanë respekt as për arabët dhe as për iranianët”, ka deklaruar Araghchi.

    Araghchi i publikoi komentet e tij së bashku me një foto që duket se tregon një avion të shkatërruar me shenja të Forcave Ajrore të SHBA-së.

    “Thjesht shikoni çfarë u bëmë komandës së tyre ajrore” shkruan ai.

    Komanda Qendrore e SHBA-së nuk ka komentuar ende publikisht për incidentin./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!