Ish-miss Shqipëria, tash gazetare e sportit Hygerta Sako ka befasuar të gjithë kur zbuloi në mënyrë të papritur se është në një lidhje kur nga “single” e ndryshoi statusin e saj “në një marrëdhënie” në Facebook.
Kaq mjaftoi që mediat rozë të pushtoheshin nga titujt për një romancë të re në jetën e moderatores shqiptare.
Dhe pak minuta më parë ajo bëri reagimin e parë pas këtyre lajmeve. Hygerta hyri në Instagram për të thënë dy fjalë të ëmbla për të bijën në ditën e saj të lindjes.
Edhe pse duket e pabesueshme që kanë kaluar gjithë këto vite, Anais mbush 13 vjeç, dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte dhe dedikimi special i nënës së saj.
“13 vjet së bashku, 13 vjet mirënjohje ndaj Zotit që më fali një engjell, një motiv për të gëzuar e jetuar çdo ditë Gëzuar ditëlindjen fryma ime, thesari im, buzëqeshja ime ”, shkruaj Hygerta.
Moderatorja e njohur e sportit ka zbuluar papritur statusin e ri vetëm pak ditë pasi tha publikisht te emisioni Rudina se është beqare.
Tani ajo që mbetet është të ‘zbulohet’ se kush është fatlumi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.