Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë sot Medalje Presidenciale të Meritave Kombëtares së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Osmani ka thënë se përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ku Kosova u mposht nga Turqia 1:0, ata i dhanë kombit shpresë.

Ajo ka deklaruar se djemtë e Kombëtares e ngritën Kosovën në majat e krenarisë.

Reklamë

“Ekipi i Kombëtares sonë në futboll, me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë, ndaj sot me Medaljen Presidenciale të Meritave u kurorëzuan me nderimin dhe respektin e një populli që është dhe do të jetë gjithnjë krenar me ta. Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net