Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për rastin e Astrit Deharit.
Përmes një videoje të postuar në profilin e saj në Facebook, ajo ia ka rikujtuar Kurtit premtimin se “pushteti i VV-së” do ta zbardhë rastin e ish-aktivist të VV-së.
“7 vjet në pushtet, krejt çka kanë bërë për Astritin janë homazhet dhe e kanë kallë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kaq për drejtësinë e kësaj qeverisjeje”, ka shkruar ajo.