×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump tallet me Macronin: Gruaja e keqtrajton, ende po shërohet nga shuplaka që i dha

    Reporteri
    02 Prill 2026 | 8:19

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti mbrëmë një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

    Duke folur për luftën me Iranin, Trump tha se kishte kontaktuar aleatët e NATO-s vetëm për të parë nëse ata do të përfshiheshin, duke këmbëngulur se nuk e donte vërtet ndihmën e tyre. ”

    Sinqerisht, i pyeta vetëm sepse doja të shihja se çfarë do të bënin. Ne nuk kishim nevojë për ta; ne e kemi mposhtur Iranin dhe gjëja e fundit që më duhej ishte që NATO të na pengonte”, tha Trump në një drekë të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë.

    Duke e quajtur përsëri NATO-n një “tigër letre”, ai shtoi: “Nuk kishim nevojë për ta, por unë gjithsesi i kërkova”. Trump kritikoi Presidentin francez, Emmanuel Macron dhe Kryeministrin britanik,  Keir Starmer për ofrimin e ndihmës Shteteve të Bashkuara vetëm pasi konflikti mbaroi. “Unë thashë, ‘Jo, jo, nuk kam nevojë për ndihmë pasi të fitohet lufta, Emmanuel.'”

    “E thirra Francën, Macron. Gruaja e tij po e trajton jashtëzakonisht keq dhe ai ende po shërohet nga ana e djathë në nofull”, tha Trump./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!