×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “Kjo është hera e fundit”, AAK kërkon nga VV njoftim paraprak për marrëveshjet ndërkombëtare

    Reporteri
    02 Prill 2026 | 11:38

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës plenare në Kuvendi i Kosovës, deklaroi se partia mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, por kundërshton mënyrën e procedimit të tyre.

    Ai tha se është e palogjikshme që marrëveshje të tilla të sillen pa koordinim paraprak.

    Tahiri theksoi se kjo është hera e fundit që AAK i voton në këtë formë, duke kërkuar njoftim paraprak nga Vetëvendosje.

    “Normal që mbështesim miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mirëpo është e palogjikshme që për marrëveshjet ndërkombëtare që do duhej të kishte kohë të vijnë në këtë formë. Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshje ndërkombëtare duke e ditë që ne si AAK jemi zotuar që i votojmë, por më nuk do të pranojmë nëse paraprakisht nuk e kemi një informacion prej shefes së VV-së, se s’bëhet nami me cu një mesazh apo me pru kërkesë tek zyret me thënë ky është qëndrimi jonë. Kjo është hera e fundit që ne mbështesim një amndamentim të tillë për marrëveshje ndërkombëtare për çka kemi thënë se i keni votat tona”, tha Tahiri para deputetëve.

    Në këtë seancë, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci kërkoi që në rend dite të futen edhe katër marrëveshje të tjera.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!