Këto ditë në rrjetet sociale qarkulloi një foto përmes së cilës pretendohet se reperi i njohur Buta është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në koma.


Në këtë foto shihet një person i shtrirë në spital, për të cilin pretendohet se është reperi Buta, shkruan Reporteri.net.

Sot, përmes një videoje, reperi reagoi duke thënë se është “lajm i rremë”, pasi është shëndosh e mirë.

Reklamë

“Çka e pashë një video palidhje që jam në koma. Fake news”, thotë Buta. /Reporteri.net