×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump takim me Rutten javën e ardhshme, dje tha se po e shqyrton seriozisht tërheqjen e ShBA’së nga NATO

    Reporteri
    02 Prill 2026 | 15:57

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, planifikon të takohet me Presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë gjatë javës së ardhshme, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    Vizita raportohet të ketë qenë e planifikuar më parë.

    Takimi vjen në një kohë kur tensionet po rriten midis Trump dhe aleatëve evropianë për shkak të hezitimit të tyre për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

    Trump ka deklaruar se po e shqyrton seriozisht tërheqjen e SHBA-së nga NATO, pasi e krahasoi përsëri aleancën me një “tigër prej letre”./Reporteri.net

    Trump: Po e shqyrtoj seriozisht tërheqjen e SHBA-së nga NATO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!