×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani ofron 60 mijë dollarë për gjetjen e pilotit amerikan

    Reporteri
    04 Prill 2026 | 13:18

    Autoritet e shtetit të Iranit kanë lëshuar një njoftim ku kanë bërë të ditur se kush e gjen pilotin amerikan i cili është rrezuar nga avioni luftarak F-15, do të fitoj 60 mijë dollar.

    Kështu ka bërë të ditur korrespodentja e Skynews, e cila ka raportuar nga shteti Iranian, duke treguar se ka trupa amerikane në terren për gjetjen e pilotit.

    Avioni luftarak F-15 u rrëzua mbi Iran, me një pilot të shpëtuar dhe tjetrin ende të zhdukur.

    “Ka një shpërblim për kokën e atij piloti, me guvernatorët lokalë që thonë: merrni 60,000 dollarë nëse e dorëzoni atë gjallë në polici në rajon.” Ka thënë Diana Magnay. /KlanKosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!