×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e Hormuzit ose do ta shihni ferrin

    Reporteri
    04 Prill 2026 | 16:56

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani ka 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit përpara se “i gjithë Ferri të bjerë mbi ta”.

    Duke shkruar në Truth Social, Trump ka kujtuar afatin 10 ditor që ia ka dhënë Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

    “A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron – 48 orë përpara se i gjithë Ferri të bie mbi ta. Lavdi Zotit! Presidenti DONALD J. TRUMP.”, ka shkruar Trump.

    Ngushtica e Hormuzit është mbyllur nga Irani pas sulmeve SHBA-Izrael, duke çuar në rritjen marramendëse të çmimeve të naftës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!