×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Intervista e vjetër bëhet virale: Hillary Clinton paralajmëronte “shkatërrimin total” të Iran

    Reporteri
    07 Prill 2026 | 7:48
    Foto: AP Photo/Yuki Iwamura)

    Një intervistë që Hillary Clinton dha për France 24 tërhoqi përsëri shumë vëmendje publike për shkak të retorikës së saj jashtëzakonisht të ashpër ndaj Teheranit.  Video që  është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, përmban deklaratën e saj në të cilën ajo përdor termin “shkatërrim total” në lidhje me një përgjigje të mundshme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Clinton paralajmëron drejtpërdrejt udhëheqjen iraniane për pasojat e ambicieve të tyre ushtarake. Mesazhi i saj ishte i qartë:

    “Dua që iranianët ta dinë se nëse unë bëhem president, ne do ta sulmojmë Iranin. Pavarësisht se në çfarë faze të zhvillimit ishte programi i tyre bërthamor, nëse ata ndonjëherë do të mendonin të sulmonin Izraelin, ne do të ishim në gjendje t’i shkatërronim plotësisht”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!