Shpërthime janë raportuar në ishullin Kharg të Iranit, nga i cili eksportohet pothuajse i gjithë nafta e vendit, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Mehr.

Lajmi është transmetuar edhe nga mediat amerikane, përcjell në shqip gazeta online Reporteri.net.

Mediumi amerikan, NBC News raporton se  Ushtria amerikane goditi dhjetëra objektiva ushtarake në ishull gjatë natës.

Reklamë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani mund të “asgjësohet brenda një nate”, që mund të jetë e marta një afat që ai i ka vendosur Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. /Reporteri.net/