Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se armëpushimi mes ShBA’së dhe Iranit mund të zgjatet për 45-60 ditë për të lejuar vazhdimin e negociatave, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Armëpushimi aktual, i shpallur në momentet e fundit javën e kaluar, pritet të zgjasë deri të hënën e ardhshme. Turqia ka luajtur një rol si ndërmjetësuese në bisedime.
“Nëse palët bëjnë përparim të mirë, mund të vendoset një armëpushim shtesë — që do të zgjasë 45 deri në 60 ditë — në mënyrë që negociatat të vazhdojnë”, ka deklaruar Fidan.
Fidan paralajmëroi se Izraeli mbetet “një faktor” që mund të pengojë negociatat, dhe se çështja e uraniumit mund të jetë gjithashtu një pikë e ndjeshme.
“Shpresojmë që, me mbështetjen e ndërmjetësve dhe vendeve të tjera, do të përpiqemi ta kapërcejmë edhe këtë”, ka thënë Fidan./Reporteri.net