Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat pas samitit në Kinë deklaroi se homologu i tij rus Vladimir Putin i tha të enjten se lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse ai do të ishte president në atë kohë.
Duke përsëritur pretendimin e tij se ai kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, Trump tha: “Sinqerisht, nëse zgjedhjet nuk do të ishin manipuluar, ku më është dashur të prisja katër vjet, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë.”
Trump tha se e pyeti drejtpërdrejt Putinin nëse do ta kishte pushtuar Ukrainën në vitin 2022 nëse do të ishte president.
Ai tha se Putini u përgjigj: “Jo, nuk do të kishte ndodhur kurrë.”