Ekipi 4 herë kampion i Azisë, Al Hilal, u eliminua nga gara këtë sezon në fazën e 1/8 nga Al Sadd. Skuadra nga Katari triumfoi pas penalltive, ndërsa 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 3 – 3.
Roberto Mancini fitoi duelin me trajnerin tjetër italian, Simone Inzaghi.
Të dy skuadrat, që kanë në përbërje lojtarë të njohur, dhanë spektakël në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Xhedës.
Al Hilal kaloi disa herë në avantazh, por duke e ruajtur atë vetëm për pak minuta. Benzema, që në këtë sezon të Champions League aziatike ka shënuar 4 gola, gaboi te penalltitë, duke lënë jashtë ekipin që ka shpenzuar shumë për të qenë në majë në Arabinë Saudite dhe Azi.
Al Sadd i Mancinit do të luajë në çerekfinale me skuadrën japoneze Vissel Kobe.