×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Lëvizje intensive në Shtëpinë e Bardhë me tensioneve me Iranin, mblidhen zyrtarët të lartë të administratës

    Reporteri
    18 Prill 2026 | 21:45
    Foto: Nathan Howard/Reuters

    Zyrtarë të lartë të administratës u panë duke mbërritur në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, ndërsa situata me Iranin po i afrohet një pike kritike, me armëpushimin që pritet të skadojë pas tre ditësh dhe presidentit Trump që tha se Irani u tregua “paksa hileqar” ndërsa negociatat për një marrëveshje vazhdojnë, raporton CNN.

    Trump mbeti në Wwashington gjatë fundjavës, duke organizuar një ngjarje në Zyrën Ovale ku nënshkroi një urdhër ekzekutiv për trajtimet me substanca psikedelike, ndërsa anëtarë kyç të ekipit të tij të sigurisë kombëtare hynin dhe dilnin nga Shtëpia e Bardhë.

    Shefja e kabinetit, Susie Wiles, ishte tashmë në vend gjatë ngjarjes së presidentit, së bashku me sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert Kenedy. Jr.

    Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth po ashtu mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, i ndjekur nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe.

    Më herët gjatë ditës, kortezhi i nënpresidentit JD Vance u pa duke hyrë në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë dhe gjenerali Dan Caine u pa duke dalë nga hyrja e Krahut Perëndimor.

    Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar nëse është zhvilluar ndonjë takim zyrtar sot.

    Kjo lëvizje e madhe aktiviteti vjen ndërsa administrata po shqyrton hapat e ardhshëm përpara afatit të afërt të armëpushimit, me përpjekje diplomatike që vazhdojnë dhe me mundësinë e një konflikti të ri ende në tryezë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!