Presidenti amerikan, Donald Trump thirri një takim në “Dhomën e Situatave” të Shtëpisë së Bardhë të shtunën për të diskutuar krizën e ripërtërirë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat me Iranin, sipas raportimit të Axios.
Sipas raportimit, një zyrtar i lartë amerikan tha se nëse nuk ka përparim në bisedimet e paqes, lufta mund të rihapet brenda ditësh. Ende nuk ka një datë të saktë për rifillimin e bisedimeve këtë fundjavë, pavarësisht shpresave të Trump për t’i dhënë fund konfliktit përpara se të skadojë armëpushimi të martën.
Zyrtari i tha Axios se JD Vance, Marco Rubio, Pete Hegseth dhe Scott Bessent ishin të pranishëm në takimin e sotëm, ndër zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.