Lloyd’s List, një kompani detare, njofton se kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit është ndërprerë pasi forcat iraniane kanë qëlluar ndaj disa anijeve të shtunën.
Sipas saj, gjatë ditës pati një lëvizje të shkurtër të anijeve, por deri në mbrëmje gjithçka u ndal sërish, pasi përmes radios u paralajmërua se ngushtica ishte rikthyer nën “menaxhim dhe kontroll të rreptë nga forcat e armatosura [iraniane]”.
“Ndërsa disa anije arritën të kalojnë para incidenteve të fundit, shumica e anijeve që ndodheshin në Gjirin e Lindjes së Mesme po ktheheshin në pozicionet e mëparshme”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/