×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    ShBA–Iran dhe Izrael–Liban, armëpushime në dy fronte

    Reporteri
    20 Prill 2026 | 14:43

    Aktualisht në Lindjen e Mesme janë në fuqi dy armëpushime – një mes Izraelit dhe Libanit, dhe një tjetër mes SHBA-së dhe Iranit, shkruan BBC.

    Irani dhe SHBA

    Ky armëpushim dyjavor mes Iranit dhe SHBA-së pritet të përfundojë të mërkurën.

    Shtabi ushtarak i Iranit akuzoi SHBA-në për “shkelje të armëpushimit” pasi marina amerikane qëlloi dhe mori nën kontroll një anije mallrash me flamur iranian në Gjirin e Omanit.

    Ende nuk është e qartë nëse do të mbahet raundi i dytë i negociatave që ishte planifikuar të zhvillohej sot në Pakistan.

    Delegacioni amerikan udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance, ndërsa një zëdhënës iranian tha se ata “aktualisht nuk kanë plane” për të marrë pjesë në negociata.

    Libani dhe Izraeli

    Ky armëpushim, i cili hyri në fuqi të premten më 16 prill dhe do të zgjasë dhjetë ditë, u arrit mes presidentit të Libanit Joseph Aoun dhe kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu.

    Të dy vendet kanë kërkuar që SHBA të vazhdojë të lehtësojë bisedimet e drejtpërdrejta.

    Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Libani duhet të ndërmarrë “hapa domethënës” për të parandaluar Hezbollahun dhe grupe të tjera të armatosura jo-shtetërore që të kryejnë sulme ndaj objektivave izraelite.

    Hezbollahu ka sinjalizuar gatishmëri për të marrë pjesë, por ka thënë se duhet të përfshijë “moslëvizje të forcave izraelite”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!