×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Australi: Nxënësi bllokohet në derën e autobusit, tërhiqet zvarrë gjatë lëvizjes

    Reporteri
    20 Prill 2026 | 16:57

    Një nxënës është bllokuar në derën e autobusit, teksa është tërhequr zvarrë gjatë lëvizjes.

    Ngjarja ka ndodhur në Melbourne të Australisë, derisa kjo është kapur nga kamerat e sigurisë, raporton BBC.

    Djali 12-vjeçar u zvarrit rreth 350 metra poshtë një rruge periferike në Wheelers Hill, pasi dyert e pasme i bllokuan krahun dhe çantën e shkollës.

    Bëhet e ditur se ai nuk është lënduar, ndërkaq nëna e tij mblodhi pamjet dhe i ndau në mediat sociale duke akuzuar kompaninë e autobusëve për neglizhencë.

    Një zëdhënës i kompanisë tha se shoferi i autobusit u shkarkua nga puna.

    “Ky është një incident shumë shqetësues dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim pasagjerin dhe familjen në këtë kohë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!