×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump këmbëngul se Irani do të negociojë: Nëse s’e bëjnë do të shohin probleme si kurrë më parë

    Reporteri
    21 Prill 2026 | 13:37

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje se Irani “do të vijë në tryezën e negociatave”, në prag të bisedimeve të pritshme në Pakistan.

    Në një intervistë të shkurtër telefonike në “The John Fredericks Show”, një program radiofonik konservator, Trump shprehu bindje se Teherani do të pranojë negociatat, por paralajmëroi pasoja nëse nuk e bën këtë.

    “Ata do të negociojnë, dhe nëse nuk e bëjnë, do të shohin probleme si kurrë më parë,” tha presidenti.

    “Shpresoj që të arrijnë një marrëveshje të drejtë dhe ta rindërtojnë vendin e tyre,” shtoi Trump, duke theksuar se në atë rast “ata nuk do të kenë armë bërthamore”.

    Para përfundimit të telefonatës, Trump iu rikthye arsyetimit për veprimet ushtarake. “Dhe duhet të them se nuk kishim zgjidhje në Iran,” tha ai. “Nuk ishte se kishim opsion tjetër. Duhej ta bënim.”

    “Ne kemi bërë një punë të mirë dhe do ta përfundojmë, dhe të gjithë do të jenë të kënaqur,” shtoi ai para se ta mbyllte telefonatën.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!