Zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Matthew Quinn, ka reaguar pas incidentit me të shtëna gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ai tha se një person i papërgjegjshëm tentoi të shkaktonte një tragjedi kombëtare, por u ndal menjëherë nga Shërbimi Sekret.
Quinn vlerësoi forcat e sigurisë dhe partnerët e zbatimit të ligjit për reagimin e shpejtë dhe efektiv.
“Sonte, një person i papërgjegjshëm tentoi të shkaktonte një tragjedi kombëtare. Ai e nënvlerësoi aftësinë mbrojtëse të Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe u ndal menjëherë që në kontaktin e parë. U pa qartë forca e sistemit tonë të sigurisë me shumë shtresa, ku edhe më tej kishte masa të tjera mbrojtëse në gatishmëri. Jam mirënjohës për burrat dhe gratë e guximshme të Shërbimit Sekret, si dhe për partnerët tanë të zbatimit të ligjit.”, thuhet ne deklaratën e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Sekret të ShBA-së, Matthew Quinn lidhur me incidentin me të shtëna gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Statement from Deputy Director Matthew Quinn on the shooting incident at the White House Correspondents' Dinner. pic.twitter.com/Oj33qLvokw
— U.S. Secret Service Office of Communications (@SecretSvcSpox) April 26, 2026
Për rastin është arrestuar një 31-vjeçar që sipas raportimeve punon mësues privat dhe programer.
Cole Tomas Allen, sipas profilit të tij në LinkedIn, Allen u diplomua nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë në vitin 2017 me një diplomë bachelor në inxhinieri mekanike dhe mori një diplomë master në shkenca kompjuterike nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë-Dominguez Hills vitin e kaluar.
/Reporteri.net/