×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Të shtëna masive pranë Universitetit të Indianës në SHBA, plagosen 9 persona

    Reporteri
    26 Prill 2026 | 20:14

    Të paktën nëntë persona u plagosën pas të shtënave pranë Universitetit të Indianës në Bloomington në Shtetet e Bashkuara, sipas The New York Post.

    Incidenti ndodhi rreth mesnatës së së dielës në Kirkwook Avenue, ku mijëra njerëz u mblodhën pas garës vjetore të biçikletave Little 500.

    Policia mbërriti në vendngjarje dhe gjeti “disa individë të plagosur” një bllok larg universitetit. Nëntë persona u dërguan në spital.

    Sipas dëshmitarëve, një sherr ndodhi midis dy grave para të shtënave dhe njëra prej tyre hapi zjarr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!