Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se LDK nuk i ka dorëzuar nënshkrimet për ta propozuar Vjosa Osmanin për Presidente, shkruan Reporteri.net.
Nagavci tha se diskutimi për këtë çështje duhet të bëhet në Kuvend, duke aluduar për seancën e thirrur në orën 17:00, e të cilën opozita ka thënë se do ta bojkotojë.
“Përtej deklaratave dhe deklarimit se i kemi 15 nënshkrime, ato nënshkrime duket të shihen. Nuk ka asnjë hap serioz dhe diskutimi duhet të bëhet në Kuvend”, ka deklaruar Nagavci.
Ajo tha se partia e saj është e gatshme të japë nënshkrimet e nevojshme për tre kandidatë për president, sapo që emrat të propozohen nga PDK-ja dhe LDK-ja.
“Arsyeja e tre kandidatëve është që PDK dhe LDK të bëhen pjesë e procesit. Dhe, do të shmangeshin zgjedhjet e reja sepse do të merrnin pjesë në votim 80 deputetë”, tha ajo.
Nagavci tha se LVV tërheqë kandidatët e saj për president, por opozita duhet që paraprakisht të propozojë të paktën dy emra për president./Reporteri.net