×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seancë e jashtëzakonshme

    Kurti luan me kartë të re: Propozohen Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për Presidente

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 20:01

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, sonte në orën 20:30.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu ka ftuar të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancë.

    “Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. I ftoj që të gjithe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu.

    Feride Rushiti është Drejtore Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ndërsa Hatixhe Hoxha ka qenë deputete nga PDK, dhe kandidate për deputete nga VV.

    Në seancën që u mbajtë më herët për Presidentin, e që u bojkotua nga opozita, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku, u tërhoqën zyrtarisht nga kandidatura./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!