Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur urgjentisht kryetarët e degëve të saj.
Në komunikatë thuhet se PDK do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e tyre.
Kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, ka paralajëqruar reagim qytetar, nëse tentohet zgjedhja e Presidentit me veç deputetët e shumicës në sallë, shkruan Reporteri.net.
“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, ka deklaruar Hamza.
PDK thotë se do të jetë në ballë të përpjekjeve politike dhe qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, “duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të ndalur përmbysjen e rendit kushtetues”.
Seanca për zgjedhjen e Presidentit do të vazhdojë në orën 19:00.
Për këtë pozitë janë propozuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha./Reporteri.net