×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi

    Inspektorati ndërpret punimet në objektin e Al Trade Center në Drenas

    Reporteri
    03 Tetor 2026 | 13:47

    Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, është konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

    Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

    Veriu.info raporton se objekti i ndërtimit në të cilin janë ndaluar punimet i përket kompanisë Al Trade Center Sh.P.K. me pronar Sokol Gashani.

    “Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në fund të njoftimit të Inspektoratit të Punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!