Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, duke thënë se vendi po shkon në zgjedhje sepse pushteti me 51% kërkoi nënshtrim.
Abdixhiku ka thënë se u injorua propozimi për emrin e ish-Presidentes Vjosa Osmani.
“Kërkuan nënshkrime. Ua dhamë, 15 sosh, sa i kishim. Në fund, kërkuan gjënë e vetme që dinin, nënshtrimin. Këtë s’mund ta kishin. Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre “karate”. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës. Ky është dallimi i madh mes nesh”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës.
“Do ta zgjedhë vet. Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike. Do ta kemi! ✌️”, ka shkruar Abdixhiku./Reporteri.net