×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zhvillimet politike

    Abdixhiku tregon a ka mundësi për bashkëpunim me Kurtin pas zgjedhjeve të reja

    Reporteri
    29 Prill 2026 | 8:42

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dështimi i zgjedhjes së presidentit shënon fundin e një procesi të gjatë dhe të rëndë politik, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë kompromisi.

    Ai tha se 15 deputetët e LDK-së kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë për zgjidhje dhe stabilitet institucional.

    “15 deputetët e LDK-së kanë qëndruar me plot gatishmëri për t’i dhënë zgjidhje stabilitetit të vendit. Është kërkuar emër, kemi dhënë edhe mundësinë edhe emrin për president”, tha ai.

    Abdixhiku u ndal edhe te emri i Vjosa Osmani, duke thënë se LDK e ka parë atë si presidente të denjë, por sipas tij, nuk janë dhënë votat e nevojshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Ne Vjosën s’e shohim si kuorum për presidentin e tyre që tashmë i kishte votat, e shohim si presidente të denjë, por nuk u dhanë ato vota nga Lëvizja Vetëvendosje”,  deklaroi Abdixhiku.

    Ai tha se tash vendi hyn në fazën e zgjedhjeve dhe paralajmëroi angazhim të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

    Abdixhiku u pyet ndër të tjera se a ka mundësi për bashkëpunim me Kurtin pas zgjedhjeve të reja. Ai tha se me me veprimet e fundit politike, Kurti tregoi se sa i pangopur është për pushtet dhe i paaftë për kompromis.

    “Për besë me konferencat e sotme, me gjuhën e sotme politike, veç një gjë është e qartë, në shqip thonë ra ky mort e i pamë, ky mort për Kosovën ka ekzistu tash e sa kohë. Fatkeqësisht u dasht ta shohim edhe një herë për ta kuptuar se sa i vështirë është ky bashkëpunim.

    Pra si mund të bashkëpunosh me dikë që hedh helm e vrerë kundër partive politike, të gjithave, për arsye se i do të gjitha pozitat për vete”, tha ai mbrëmë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!