×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Sytë drejt Teheranit, SHBA pret propozimin e ri të paqes

    Reporteri
    30 Prill 2026 | 10:50

    Të gjithë sytë janë te Teherani ndërsa Shtetet e Bashkuara presin propozimin e rishikuar të paqes nga Irani, i cili mund të vijë deri të premten, sipas burimeve të CNN.

    Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se negociatat për t’i dhënë fund luftës me Iranin po zhvillohen “telefonikisht”, sepse siç tha ai, nuk po fluturojnë më për udhëtime 18-orëshe drejt Islamabadit pasi raundi i parë i bisedimeve ballë për ballë përfundoi pa marrëveshje, ndërsa i dyti u anulua.

    Trump tha se përgjigjja e tij ndaj çdo propozimi nga Irani do të varet nga sa larg shkojnë ata në programin e tyre bërthamor, duke thënë se “nuk do të ketë kurrë një marrëveshje nëse nuk bien dakord që nuk do të ketë armë bërthamore.”

    Propozimi i mëparshëm i Iranit, të cilin Trump e refuzoi, parashikonte që fillimisht të përfundonte lufta dhe që çështja e armëve bërthamore të Iranit të trajtohej në një fazë të mëvonshme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!