×
  • Show Time
  • Show Time

    U “rrit” Fero, publikon këngën e parë pas daljes nga On Records

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 12:23

    Fero a publikuar me videoklip projektin e tij të parë pas daljes nga labeli që i solli famën.


    Reperi Fero ka publikuar këngën e tij më të re, “Jom rrit”.

    Ai i ka realizuar edhe videoklip projektit të parë si artist i pavarur dhe këngës së parë jashtë On Records.

    Për të realizuar këtë këngë, Fero ka qëndruar në Gjermani, ku ka punuar me producentë të njohur.

    Ai duket se po ndjek rrugën e Mozzik, duke vazhduar karrierën në muzikën gjermane dhe duke bashkëpunuar me artistë të industrisë muzikore gjermane.

    Reperi ka lajmëruar se prej tani do të vazhdojë të punojë në Berlin për projektet e radhës, ndërsa bashkë me Avni Halimin kanë vendosur të formojnë #EkipinFero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!